1 në 4 spanjollë është vaksinuar kundër Covid-19

exit.al 3 Maj 2021, 21:15

Në Spanjë, një në katër qytetarë ka marrë një dozë të vaksinës kundër Covid-19, njoftuan autoritetet shëndetësore, sipas Reuters.

Në total, 12,162,359 qytetarë janë vaksinuar me një prej katër vaksinave që përdoren në Spanjë - ose 25.6% të popullsisë prej 47 milion.

Ndërsa,  5,098,903 spanjollë kanë janë vaksinuar plotësisht, ose 11% të popullsisë.

Spanja e nisi procesin e vaksinimit më vonë se vendet e tjera të BE-së, por tani duket se po ecën me ritme të shpejta.