1 i vdekur e 2 të plagosur nga aksidentet me makinë në 24 orët e fundit

exit.al 18 Gusht 2021, 09:57

Një i vdekur dhe dy të plagosur u shënuan në 24 orët e fundit në vend.

Një grua 50-vjeçare u aksidentua për vdekje nga përplasja e dy makinave në rrugën “Misto Mame” në Kombinat të Tiranës.

Një fëmijë u plagos rëndë nga një makinë në Lezhë. Fëmija po kalonte në anë të rrugës.

Një 31 vjeçar u plagos në Ksamil, pasi humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me disa makina në rrethimin e një biznesi.